Flash News

Rajoni

Greqia drejt lehtësimit të masave, numri i infeksioneve dhe të shtruarëve mbetet shumë i lartë

Greqia drejt lehtësimit të masave, numri i infeksioneve dhe të
Foto ilustruese

Qeveria greke po planifikon të zbusë masat që janë vendosur në kuadër të pandemisë. Por spitalet janë nën presion si kurrë më parë, raportojnë mediat greke.

Të mërkurën, vendi regjistroi rekordin absolut të rasteve të reja me 3,456 infeksione, ndërsa 630 persona janë në intubim.

Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis shprehu optimizmin e tij për rrjedhën e pandemisë, duke parashikuar që në 10 ditët e ardhshme do të ketë një rrafshim të valës së tretë të pandemisë së koronavirusit.

Lehtësimi i masave dhe se cilat kufizime do të mbeten në fuqi do të bëhet me dije ditën e premte, pas mbledhjes së Komitetit Shëndetësor.

Ndryshimi i orës policore, lëvizja në rajone të ndryshme, hapja e qendrave të estetikës mund të jenë disa nga masat që do të ndërmerren, raportojnë mediat greke.

Të fundit