Flash News

Rajoni

Greqia ‘kërcënohet’ nga zjarret e Shqipërisë, media greke: Flakët kanë hyrë në territorin tonë

Greqia ‘kërcënohet’ nga zjarret e Shqipërisë,

Zjarret vijojnë prej ditësh të mbajnë të mbërthyer vendin tonë, duke djegur dhe shkatërruar pyjet dhe bimësinë. Flakët e rrezikshme të zjarreve në Shqipëri duket se po kërcënojnë edhe zonat përreth në shtetin fqinj në Greqi.

Sipas medias greke, flakët e përhapura kanë arritur deri në zonën e Limeri Filiates, ku zjarri po djeg një zonë të pyllëzuar. Deri tani vatra është e paarritshme, por nuk kërcënon shtëpitë e banorëve.

Autoritetet kanë mbërritur në zonë ku janë angazhuar 17 zjarrfikës të vendosur në pikat kryesore ku është krijuar vatra e zjarrit. Njëkohësisht janë nisur edhe automjetet nga Mbrojtja Civile, teksa është kërkuar edhe ndihma nga ajri për neutralizimin e zjarrit.

Viktima e parë nga zjarri në Shqipëri u shënua dje. Një i moshuar humbi jetën në Gjirokastër teksa po përpiqej së bashku me gruan e tij të fiknin zjarrin që kishte arritur në banesë. Ndërkohë që bashkëshortja e tij u dërgua me urgjencë drejt Tiranës, për një mjekim më të specializuar.

Të fundit