Flash News

Rajoni

Greqia lehtëson masat anti-covid, nga prilli teste falas në çdo farmaci

Greqia lehtëson masat anti-covid, nga prilli teste falas në çdo

Teste masive të shpejta Covid -19 falas nga farmacitë për çdo qytetar, hapja e vendeve arkeologjike, zgjatja e orëve deri në orën 21:00 dhe rihapja e parukerive, ishin ndër masat e njoftuara nga autoritetet shëndetësore në Greqi, njoftojnë mediat vendase.

Nga fundi i muajit, farmacitë e Greqisë do të furnizohen me teste të shpejta, ku çdo qytetar ka të drejtë të kryejë një në javë, duke dhënë vetëm numrin personal te sigurimeve shëndetësore.

Me kryerjen masive të testeve të shpejta, situata mund të vendoset më lehtë në kontroll, kanë deklaruar autoritetet për trajtimin e krizës së covid-19.

Paralelisht, duke nisur nga kjo fundjavë në gjithë vendin lejohet qarkullimi çdo ditë në orarin 05:00-21:00 (nga 05.00-19.00 që ishte në fundjavë). 

Të fundit