Flash News

Rajoni

Greqia shtyn masat kufizuese dhe vendos karantinën 7 ose 14 ditore për pasagjerët

Greqia shtyn masat kufizuese dhe vendos karantinën 7 ose 14 ditore për
Foto Ilustruese

Greqia ka shtyrë masat kufizuese sa i përket udhëtimeve. Mediet greke raportojnë se deri më 21 janar do të mbeten në fuqi masat kufizuese për hyrjen e qytetarëve qoftë nga BE ose vendet e tjera.

Kjo vlen edhe për Shqipërinë, kufirin me të cilën do jetë i mbyllur deri më 21 janar.

Greqia lejon hyrjen e disa kategorve të udhëtarëve, të cilët duhet të kenë testin PCR negativ si dhe të bëjnë një karantinë 7-ditore.

Ndërkohë pasagjerët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, do ti nënshtrohen edhe një testi të shpejtë sapo ët mbërrijnë. Në rast se testet gjejnë një pasagjer pozitiv, karantina do të jetë e vlefshme për 14 ditë.

Të fundit