Flash News

Rajoni

Greqia synon të festojë Pashkët pa shumë kufizime, masat që priten të lehtësohen

Greqia synon të festojë Pashkët pa shumë kufizime, masat
Foto ilustruese

Greqia është duke u përgatitur që të dalë nga izolimi deri në festën e Pashkëve. Pas hapjes graduale të disa dyqaneve jothelbësore dhe qendrave të estetikës, po planifikohet lehtësimi i mëtejshëm i masave.

Mediat greke shkruajnë se nëse plani i qeverisë mund të përmblidhet në një fjali, do të ishte "Kodi i Pashkëve".

Këtë javë autoritetet përkatëse pritet të vendosin nëse situata epidemiologjike lejon hapjen e tregut të Pashkëve në 29 Mars.

Më 5 prill do të vihet re ndikimi që do të ketë lirimi i tyre, ndërsa profesor Alkiviadis Vatopoulos, i cili është anëtar i komitetit të specialistëve të sëmundjeve infektive nuk e konsideroi si kohën e duhur për të bërë eksperimente.

Nëse situata shkon mire, gjimnazet mund të hapen pas 12 Prillit. Po ashtu edhe kafenetë dhe restorantet mund të hapen në 19 prill por gjithçka varet nga ecuria e koronavirusit.

Të fundit