All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Rajoni

Greqia zgjat masat izoluese deri më 14 dhjetor, vaksinimi falas

All - Paragraf - 1

Greqia zgjat masat izoluese deri më 14 dhjetor, vaksinimi falas

Greqia ka vendosur të shtyjë afatin e masave kufizuese deri më 14 dhjetor.

All - Paragraf - 3

mediat greke, thuhet se lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë, i cili tha se pavarësisht uljes së rasteve dhe stabilizimit, masat do të qëndrojnë sërish në fuqi.

Me këto të dhëna, ai tha se hapja graduale e ekonomisë do të ndodhë me kalimin e kohës. Për këtë arsye, vlefshmëria e masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit do të vazhdojë nga ora 23:00 në orën 6:00, deri më 14 dhjetor.

Sa i përket vaksinimit, zëdhënësi i qeverisë tha se do të  bëhet duke iu referuar planit kombëtar të vaksinimit.  

Siç vuri në dukje ai, 1,018 qendra vaksinimi do të krijohen në të gjithë Greqinë, në mënyrë që të vaksinohen 2,117,440 qytetarë në muaj. Vaksinimi do të fillojë nga profesionistë të shëndetit dhe do të ndiqet nga grupe të prekshme mbi moshën 65 vjeç, si dhe ata me sëmundje të rënda.

Të fundit