Flash News

Rajoni

Hakmarrja mes dy familjeve që përfundoi në tragjedi/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, dy të vrarë dhe disa të plagosur

Hakmarrja mes dy familjeve që përfundoi në tragjedi/

Një ngjarje e përgjakshme ka tronditur ishullin e Kretës mëngjesin e së shtunës (1 nëntor), ku dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur, mes tyre gra dhe fëmijë, pas një përleshjeje të armatosur midis dy familjeve në fshatin Vorizia, në komunën e Phaistos, Heraklion.

Hakmarrja mes dy familjeve që përfundoi në tragjedi

Sipas mediave greke, përplasja ndodhi pas shpërthimit me eksploziv në një banesë natën e kaluar (31 tetor), çka u bë shkaku që dy familjet Kargakis dhe Fragkiadakis, të njohura për konfliktet e tyre të vjetra, të merrnin armët.

Në vendin e ngjarjes u qëlluan mbi 2,000 plumba, ndërsa banorët tregojnë se fshati u kthye në një zonë lufte.

Në bilancin tragjik, mes viktimave janë një nënë 55-vjeçare dhe vajza e familja Fragkiadakis.

Infermierja e ndjerë, nënë e dy fëmijëve

Mediat vendase raportojnë se 55-vjeçarja ishte infermiere në Spitalin e Hanias. Ajo kishte udhëtuar nga Hania drejt Vorizias për shërbesën përkujtimore të babait të saj, pa e ditur se do të gjente vdekjen në mënyrë tragjike. Gruaja ishte e ve dhe nënë e dy fëmijëve të rritur.

Përleshje e përgjakshme me kallashnikovë dhe pushkë

Sipas informacioneve nga portali zarpanews.gr, dy familjet kanë pasur mosmarrëveshje për çështje financiare dhe pronësie prej vitesh. Konflikti u përshkallëzua kur palët u përballën me armë, duke djegur shtëpi, makina dhe duke shkaktuar dhjetëra të plagosur.

Në total, 15 persona u plagosën, katër prej tyre rëndë, përfshirë edhe oficerë policie që u përpoqën të ndalnin gjakderdhjen.

Për shkak të tensioneve, të plagosurit u transportuan në spitale të ndryshme – në Moirë dhe Agia Varvara – në mënyrë që të mos përballeshin dy familjet.

Në disa raste, fshatarët përdorën traktorë dhe makina bujqësore për të dërguar të plagosurit në qendra shëndetësore, pasi ambulancat e EKAB nuk mund të hynin menjëherë në zonë.

Të fundit