Flash News

Rajoni

Heqja e barrikadave në Veri, KFOR: Mirëpresim vendimin, por nëse është e nevojshme mund të ndërhyjmë

Heqja e barrikadave në Veri, KFOR: Mirëpresim vendimin, por nëse

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë kanë reaguar pas vendimit të mbrëmshëm nga takimi Rakiq-Vuçiq në Rashkë për largimin e barrikadave në veri të Kosovës. 

Në një njoftim për mediat njofton se heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt dhe në mënyrë të sigurt duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku. Ndërkohë kanë thënë se mbesin vigjilent dhe mund të ndërhyjnë nëse është e nevojshme bazuar në mandatin e tyre.

“KFOR-i mirëpret vendimin e mbrëmshëm për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm. KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet. Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë bazuar në Rezolutën 1244 të 1999”, përfundon njoftimi.

 

Të fundit