Flash News

Rajoni

Humbi jetë nga covid-19, ky është ‘amaneti’ që la kreu i Kishës Ortodokse Serbe: Mos hiqni dorë nga Kosova

Humbi jetë nga covid-19, ky është ‘amaneti’ që

Peshkopi serb Teodosije deklaron se kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej para se të ndërronte jetë nga covid-19 kishte lënë ‘amanet’ çështjen e Kosovës.

“Ashtu si Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve, patriarku ynë gjithmonë ka theksuar se ne nuk duhet të heqim dorë nga toka jonë e shenjtë, Jeruzalemi, Prizreni ynë, Patriarkana e Pejës, Deçanit, Graçanicës, është zemra dhe shpirti ynë.

Po, nëse heqim dorë nga Kosova dhe Metohia dhe nëse largohemi nga këto toka të shenjta, nuk do të ekzistojmë më, nuk do të jemi më ata që kanë qenë paraardhësit tanë dhe shenjtorët tanë dhe do të bëhemi diçka krejtësisht e ndryshme, e huaj për ne dhe jo e veçantë për ne”, tha Peshkopi Teodosije.

Patriarku Irinej, u nda nga jeta pasi u infektua nga covid-19. Ai njihej për ndikimin politik që kishte në Serbi dhe deklaratat plot urrejtje kundër shqiptarëve.

Të fundit