Flash News

Bota

Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump

Kush pritet të marrë drejtimin e  Zërit të Amerikës me

Presidentët zakonisht nuk zgjedhin drejtorin e Zërit të Amerikës, një transmetues ndërkombëtar lajmesh i financuar nga qeveria amerikane. Por presidenti i sapozgjedhur Donald Trump thotë se dëshiron që aleatja e tij Kari Lake të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës.

Postimi i Trump në mediat sociale të mërkurën mbrëma – në të cilin ai tha: “Kam kënaqësinë të njoftoj se Kari Lake do të shërbejë si drejtori ynë i ardhshëm i Zërit të Amerikës” – parashikon shumë beteja në të ardhmen mbi Zërin e Amerikës, i cili u bë një fushëbetejë ideologjike gjatë mandatit të parë të Trump, shkruan CNN

 Lake, e cila kandidoi pa sukses për guvernatore të Arizonës dhe një vend në Senat, ishte një spikere e lajmeve televizive në Phoenix për gati tre dekada, derisa u largua në 2021 pasi bëri një sërë deklaratash të diskutueshme në mediat sociale, duke përfshirë ndarjen e dezinformatave të Covid-19 gjatë pandemisë.

Të fundit