Flash News

Rajoni

I doli emri në dosjen “Epstein”, Miroslac Lajçak dorëhiqet nga posti i këshilltarit

I doli emri në dosjen “Epstein”, Miroslac Lajçak

Ish-Ministri i Jashtëm i Sllovakisë dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčak, ka njoftuar dorëheqjen nga pozicioni i tij si këshilltar i Kryeministrit sllovak Robert Fico, pas publikimit të komunikimeve të tij me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, raportuan mediat sllovake.

Lajčak dënoi krimet e kryera nga Epstein dhe theksoi se, nëse do të kishte ditur më parë shkallën e plotë të veprimeve të tij, nuk do të kishte pasur komunikim me të.

Kryeministri Fico tha se do të pranojë dorëheqjen dhe e përshkroi Lajçakun si një diplomat të shkëlqyer, duke shtuar se vendimi i tij është humbje për përvojën në diplomaci dhe politikë të jashtme. Fico gjithashtu kritikoi mediat dhe opozitën, duke e krahasuar këtë situatë me rastin e liderit të opozitës Simecek, që sipas tij, përbën një rrezik më të madh për reputacionin e vendit.

“Është e çuditshme që një simbiozë e ngjashme e medias, opozitës dhe partive qeveritare nuk e shënjestroi liderin e opozitës Simecek… që përfaqëson një rrezik shumë më të madh për reputacionin e vendit tonë sesa këshilltari i kryeministrit, Miroslav Lajčak,” tha Fico.

 

Të fundit