Flash News

Rajoni

I Infektuar njëkohësisht me grip dhe Covid-19, regjistrohet në Maqedoninë e Veriut rasti i parë me Flurona

I Infektuar njëkohësisht me grip dhe Covid-19, regjistrohet në

Regjistrohet në Maqedoninë e Veriut rasti i parë i infektuar me Flurona, i Infektuar njëkohësisht me grip dhe Covid-19.

Ky fakt është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë vendase, teksa shton se rasti është zbuluar në Kërçovë nga një klinikë private tek një person i moshës 26 vjeç, i cili më 31 dhjetor kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Bazuar në anketën epidemiologjike, personi në fjalë ishte i vaksinuar me dy doza të vaksinave. Pas detektimit të infektimit pacienti ndodhet në shtëpinë e tij për trajtim mjekësor në gjendje të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut, Flurona manifestohet me simptoma të koronavirusit dhe gripit sezonal. Detaje tjera nuk janë dhënë.

Rasti i parë i një personi të infektuar me COVID-19 si dhe me grip sezonal në të njëjtën kohë u raportua nga Ministria e Shëndetësisë së Izraelit duke ngritur pikëpyetje të shumta se si dy viruset mund të ndikojnë tek personat e prekur nga këto dy viruse në të njëjtën kohë.

Të fundit