Flash News

Rajoni

Sulmi me armë në Serbi, rëndohet bilanci, 8 nxënës të vrarë

Sulmi me armë në Serbi, rëndohet bilanci, 8 nxënës

Të paktën tetë studentë dhe një roje sigurie janë vrarë pas të shtënave në një shkollë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, raporton BBC.

Policia arrestoi një nxënës 14-vjeçar në shkollën Vladislav Ribnikar në qendër të Beogradit në lidhje me sulmin e mëngjesit të së mërkurës.

I dyshuari dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij. Një hetim për motivet e ngjarjes është duke u zhvilluar.

Oficerët me helmeta dhe jelek antiplumb rrethuan zonën përreth shkollës.

“Policia dërgoi të gjitha patrullat e disponueshme menjëherë në vendngjarje dhe arrestoi një të mitur të dyshuar – një nxënës të klasës së shtatë, i cili dyshohet se ka gjuajtur disa të shtëna nga arma e babait të tij në drejtim të nxënësve dhe sigurisë së shkollës”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.

Të fundit