Flash News

Rajoni

I ra shtylla elektrike në kokë, humb jetën zjarrfikësi në Greqi

I ra shtylla elektrike në kokë, humb jetën zjarrfikësi

Një zjarrfikës vullnetar në Greqi mbeti i vdekur pasi u godit në kokë nga një shtyllë elektrike.

Sipas mediave greke, zjarrfikësi 38-vjeçar u dërgua me urgjëncë në spital, por nuk arriti dot t’i mbijetonte plagëve të rënda në kokë.

Nga dëshmitë e vendngjarjes, 38-vjeçari ishte duke punuar teksa një shtyllë elektrike ra dhe e goditi në kokë.  Në njoftimin zyrtar thuhet se “në orën 14:00 sot, një 38-vjeçar banues në Ippokratio Politia u transportua në spital me shenja jete, si pasojë e një goditjeje në kokë nga rënia e një shtylle elektrike. Sipas dëshmitarëve të pranishëm u bë një përpjekje për ta ringjallur atë për 70 minuta, por pa rezultat.”

Ndërkohë, situata në zonën më të gjerë të Greqisë mbetet shumë e vështirë, ndërsa prej ditës së djeshme është dhënë një urdhër nga Mbrojtja Civile për evakuimin e Ippokratio.

Sipas zjarrfikësve, flakët në Atikë, gjatë natës, shkaktuan dëme në shtëpitë në Ippokratio Politia, ndërsa tani ka një vatër në anën e kundërt të autostradës, e cila djeg kryesisht bimësi të ulët dhe disa pemë.

Të fundit