Flash News

Rajoni

I riu me probleme mendore jeton me motrën e vdekur në banesë

I riu me probleme mendore jeton me motrën e vdekur në banesë

Një djalë i ri me probleme të shëndetit mendor, jetonte në një banesë me motrën e tij të vdekur prej gati një jave në Selanik.

Sipas mediave vendase ngjarja është zbuluar nga efektivët e policisë. Ata kanë marrë një denoncim nga banorët e zonës për një erë të keqe që kishte pushtuar lagjen, dhe pasi kanë mbërritur në banesën e të riut kanë hapur derën me forcë dhe kanë gjetur trupin e pajetë të 60-vjeçares.

Raportohet se trupi ishte në kalbje të avancuar, ndërsa nuk ka rezultuar asnjë gjurmë e veprimtarisë kriminale dhe 60-vjeçarja rezulton se ka ndërruar jetë për shkaqe patologjike.

Trupi i pajetë i saj është dërguar për kryerjen e autopsisë, që do të përcaktojë shkaqet përfundimtare të vdekjes, sakaq i riu, është dërguar në një klinikë psikiatrike për trajtim.

Të fundit