Flash News

Rajoni

Çifti amerikanë bie në greminë në Kretë

Çifti amerikanë bie në greminë në Kretë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Haradara të Prevelit, në Kretë, ku një çift turistësh amerikanë ka rënë në një greminë

Si pasojë e këtij incidenti, burri ka humbur jetën, ndërsa gruaja ka pësuar plagë të rënda në kokë dhe gjoks. Sipas informacionit të parë, burri ka thirrur për ndihmë para se të humbte jetën, ndërsa gruaja, e identifikuar si një shtatzënë 33-vjeçare, ka humbur fëmijën pas përpjekjeve të shumta të mjekëve për të shpëtuar shtatzaninë.

Gruaja ndodhet në gjendje kritike dhe mjekët kanë vlerësuar se ajo ka kaluar në një vdekje klinike. Ajo po trajtohet në spitalin e Chanias, dhe familja ka marrë vendimin për dhurimin e organeve, nëse nuk ka më shpresa për rikuperim, pasi mjekët kanë konfirmuar se “truri i saj ka vdekur.”

Ekipet kirurgjikale janë dërguar në ishull për të marrë organet nga Spitali Popullor dhe Onassios, ndërkohë që operacioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 4 orë për shkak të terrenit të vështirë. Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit, përfshirë EMAK, policinë dhe zjarrfikësit, ngjarja ka përfunduar tragjikisht me tre viktima.

Incidenti ka ndodhur më 23 dhjetor, kur çifti po bënte ecje në një zonë të rrezikshme.

 

 

Të fundit