Flash News
Goditi mjekun me sende të forta në kokë, arrestohet 54-vjeçari në Vorë
Ishte nisur nga Bari, policia kufitare ndalon velieren në Spille, gjenden armë e municione
Meteorologët paralajmërojnë për përmbytje në Shqipëri
Flet e moshuara që u dhunua nga nusja në Shkodër: M’i ka shkulur flokët!
Shtyu gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sjelljen e Majkos: Akt intimidues
Incidenti me Osmanin, kryeministri i RMV: Herën tjetër do ta pres personalisht presidenten
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka komentuar incidentin që ndodhi në Aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani të cilës tentuan t’i marrin telefonin.
Mickoski, në një konferencë me Albin Kurtin, tha se nuk dëshiron që incidente të tilla të përsëriten dhe se dy shtetet kanë raporte të mira dypalëshe.
Mickoski tha se herën tjetër do ta presë personalisht Osmanin në Aeroportin e Shkupit, “deri në momentin kur të largohet".
Kurti tha se takimi me homologun maqedonas, ishte “i hapur, i sinqertë dhe serioz”.
Vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut u zhvillua kur raportet mes dy shteteve janë acaruar për shkak të një incidenti më 1 gusht në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidenca kosovare ka pretenduar se një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’i marrë telefonin personal presidentes Osmani, në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.
Më pas, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut, duke i kërkuar sqarime dhe hetim të rastit.