Flash News

Rajoni

Integrimi, Miroslav Lajçak: Kam frikë se BE mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor

Integrimi, Miroslav Lajçak: Kam frikë se BE mund ta humbasë

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka shprehur shqetësimin se Evropa mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor. Nisur nga kjo, Lajçak ka kërkuar që të përshpejtohet procesi i zgjerimit.

Në fjalën e tij në Forumin e Integrimit Ballkanik që po mbahet në Podgoricë, Lajçak vuri theksin te palët e treta që janë të interesuara për Ballkanin.

“Alternativa e vetme është anëtarësimi i plotë i këtyre vendeve në BE. Ajo që kam frikë është se mund ta humbasim Ballkanin Perëndimor, i cili është i përkushtuar ndaj vlerave tona. Kjo është arsyeja pse ne duhet të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Ne duhet të shohim gjërat në mënyrë reale dhe sa sinjale të forta pozitive po i dërgon rajoni Bashkimit Evropian”, tha Miroslav Lajçak.

Të fundit