Flash News

Rajoni

Ish-ambasadori Malias: Greqia do të njohë pavarësinë e Kosovës, por me disa kushte

Ish-ambasadori Malias: Greqia do të njohë pavarësinë e

Ish-ambasadori grek në Shqipëri në vitet 1999-2000, Alexandros Malias deklaroi se Greqia përfundimisht do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në një shkrim të botuar për gazetën greke "Kathimerini", Malijas foli për marrëdhëniet midis Greqisë, Shqipërisë dhe Kosova, sa i takon edhe politikës së ndjekur nga Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias.

“Kontaktet e nivelit të lartë me Kosovën janë intensifikuar. Kanë kaluar më shumë se 16 vjet (3 mars 2005) që kur kryeministri i atëhershëm grek Kostas Karamanlis vizitoi Kosovën. Ishte vizita e parë dhe, për fat të keq, e fundit e Kryeministrit në atë shtet të pavarur, të cilin Greqia nuk e njohu dhe që ndodhet dy orë nga kalimi kufitar Evzoni," shkroi Malias, shkruajne mediat greke. 

Malias, i cili ishte ambasador grek në Uashington, thotë se marrëveshja midis Greqisë dhe Kosovës ka përmirësuar pozicionin e vendit, i cili mund të "përqafojë" Prishtinën dhe të shtypë ndikimin e Turqisë në Ballkan.

“Ministri Dendias ka inicuar një dialog të nivelit të lartë mes Greqisë dhe Republikës së Kosovës. Në fund të rrugës, me siguri do të ketë njohje. Ky zhvillim, i cili do ta afronte Greqinë me faktorin shqiptar, do të prishte dominimin e Turqisë," tha ai.

Një dokument i tillë, të cilin Malias e quan "pakt", do të duhej të përfshinte dispozita që do të ndalonin që Kosova të bashkohet me një vend ose territor tjetër.

"Prandaj njohja kombinohet me kushtin bazë për rajonin më të gjerë në lidhje me përjashtimin e ndryshimeve të kufirit, ndarjeve dhe shkëmbimeve të territoreve (me Serbinë) dhe një bashkimi të mundshëm të ardhshëm (me Shqipërinë)," tha ai.

Duke folur se si një vendim i tillë i Athinës do të ndikojë në Serbi, Malias shkruan se marrëdhëniet greko-shqiptare nuk duhet të prekin Serbinë.

"Pavarësisht paralajmërimeve, zyrtarët serbë që kanë harruar se Greqia ka shpenzuar sasi të mëdha të kapitalit diplomatik në të kaluarën për të mbështetur politikat jugosllave dhe serbe," tha ai.

Të fundit