Flash News

Rajoni

Ish i dërguari për dialogun Kosovë - Serbi shkëmbeu email-e me Jeffrey Epstein

Ish i dërguari për dialogun Kosovë - Serbi shkëmbeu email-e

Ish-i dërguari pro-serb i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak shkëmbeu email-e me Jeffrey Epstein dhe madje mund të ketë darkuar me të, zbulojnë email-et e publikuara nga një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Komiteti i Mbikëqyrjes i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së publikoi 20 mijë faqe dokumente, për të cilat thuhet se përmbajnë komunikime të financierit të ndjerë amerikan, Jeffrey Epstein, i cili ishte dënuar për shfrytëzim seksual të të miturve.

E përditshmja sllovake SME, e cila ka analizuar një pjesë të arkivit, raportoi se ka gjetur atë që duket të jetë korrespondencë direkte midis Epsteinit dhe diplomatit sllovak, Miroslav Lajçak nga viti 2018.

Në emailin e datës 15 mars 2018, Epstein e përmend “Miro Lajçak” dhe shënon se “po bie qeveria në Sllovaki”.

Koha përkon me ngjarjet kur presidenti sllovak, Andrej Kiska pranoi largimin e qeverisë së Robert Ficos pas protestave masive për vrasjen e gazetarëve Jan Kuciak dhe Martinas Kushnirova.

Ish i dërguari për dialogun Kosovë - Serbi shkëmbeu email-e
SMM gjithashtu ka gjetur një shkëmbim të dukshëm email-esh nga 24 mars 2018, ku Epstein i kishte dërguar Lajçakut një artikull nga “Daily Beast” të titulluar “Sa afër është Donald Trump kolapsit mendor?”

Ish i dërguari për dialogun Kosovë - Serbi shkëmbeu email-e

Përgjigjja që i atribuohet Lajçakut ishte “Faleminderit! Mendoj që kemi dëgjuar mjaft dëshmi sot në këtë temë”.

Tonaliteti i shkëmbimeve ishte joformal dhe nuk përmbante referenca për ndonjë aktivitet kontestues apo të paligjshëm. Lajçak deri më tani nuk ka bërë deklaratë lidhur me publikimin e dokumenteve.

Epstein, i dënuar për veprime seksuale, i cili prej vitesh akuzohej për keqpërdorim të vajzave të mitura dhe për shitjen e tyre klientëve të pasur, u arrestua në korrik 2019 dhe vdiq muajin e ardhshëm në burgun e New Yorkut - vdekja e tij u cilësua zyrtarisht si vetëvrasje.

 
 

Të fundit