Flash News

Rajoni

Ish-kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç mund të arrestohet në ditët në vijim?

Ish-kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç mund të

 Ish-presidenti dhe ish kryeministri i Malit të Zi për një kohë të gjatë, mund të arrestohet në ditët në vijim.

Gazeta kroate, Jutarnji list pretendon se ka marrë informacione nga burime të mirëinformuara në Podgoricë se prokuroria shtetërore, “e cila tani është nën kontrollin e koalicionit pro-serb në pushtet, po përgatit këtë arrestim pasi dyshohet se ka arritur marrëveshje me biznesmenin e ekstraduar së fundmi nga Britania e Madhe, Dushko Knezheviq, i cili dyshohet se pranoi të bashkëpunonte dhe të ishte dëshmitar i mbrojtur i penduar”.

"Përfaqësuesit e opsionit radikal pro-serbo-rus, Milan Knezheviq dhe çetniku, Andrija Mandiq, tani në pozitën e kryetarit të Kuvendit, vazhdimisht në paraqitjet e tyre parazgjedhore premtuan se do ta “dërgojnë Gjukanoviqin pas hekurave”, dhe tani që kanë pushtetin e plotë në duart e tyre, ka mundësi që kanë vendosur ta ndërmarrin atë hap", thekson gazeta.

Kujtojmë se Milo Gjukanovic nuk mban më asnjë funksion politik; humbi në zgjedhjet presidenciale dhe u largua nga posti drejtues i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), e cila ishte struktura drejtuese në Mal të Zi për më shumë se 30 vjet.

 

Të fundit