Flash News

Rajoni

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski dënohet edhe me 9 vjet të tjera burg

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski dënohet

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski është dënuar me nëntë vite burg për shpërdorim të detyre nga Gjykata Penale e Shkupit.

Gruevski, së bashku me disa ish-zyrtarë maqedonas janë dënuar për rastin e njohur si “Kosmos”, që ka të bëjë me shembjen e objektit të një biznesmeni që kundërshtonte politikën e partisë asokohe në pushtet VMRO-DPMNE, që drejtohej nga Nikolla Gruevski.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, më parë është dënuar me edhe dy vjet burgim për blerjen e një makine luksoze në vlerë prej mbi 600 mijë euro, por dënimin nuk e ka vuajtur pasi që ishte arratisur nga Maqedonia e Veriut.

Gruevski, më 13 nëntor të vitit 2018 njoftoi në Facebook, se ishte arratisur në Hungari. Pak ditë më vonë ai njoftoi se autoritet hungareze i kishin miratuar kërkesën për azil politik për shkak të, siç ka thënë ai, ndjekjes politike nga qeveria e kryeministrit Zoran Zaev.

Në rrugën për në Hungari, Gruevski ka kaluar nëpër territoret e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

 

 

Të fundit