Flash News

Rajoni

Ishte nisur drejt Italisë, përfshihet nga zjarri trageti me 288 njerëz në bord në Korfuz

Ishte nisur drejt Italisë, përfshihet nga zjarri trageti me 288

Një traget që udhëtonte nga Greqia drejt Italisë është përfshirë nga flakët. Në bord ndodheshin afro 288 persona, mes të cilëve 237 ishin pasagjerë, ndërsa 51 anëtarë të ekuipazhit.

“Euroferry Olympia” ishte nisur drejt portit të Brindisit nga qyteti grek i Igumenicës kur zjarri shpërtheu mëngjesin e së premtes pranë ishullit të Korfuzit në detin Jon.

Sipas The Guardian, pasagjerët evakuuan në varka shpëtimi dhe u dërguan në Korfuz, ndërsa nuk raportohet të ketë ndonjë viktimë mes tyre.

Policia raportoi se tre rimorkiatorë dhe tre varka patrullimi u dërguan për të ndihmuar pasagjerët.

Incidenti ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit në brigjet veriore të Korfuzit, midis Greqisë dhe Shqipërisë. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe ka nisur një hetim.

Të fundit