Flash News

Rajoni

Ishte shpallur në kërkim për korrupsion, arrestohet ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Ishte shpallur në kërkim për korrupsion, arrestohet

Arrestohet ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili ishte i shpallur në kërkim.

Sipas mediave maqedonase, Grubi u paraqit në orët e para të mëngjesit vullnetarisht pranë pikës kufitare Bllacë me Kosovën dhe ndaj tij menjëherë u ndërmorën masat ligjore.

Më 23.02.2026 në ora 06:10 minuta në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitarë Bllacë u paraqit Artan Grubi, i lindur më 07.06.1977 me masën “Arresto”. Personi në fjalë është privuar nga liria për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Kujtojmë se Grubi është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për keqpërdorim të detyres, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut.

Të fundit