Flash News

Rajoni

Itali/ Mbytet anija me emigrantë në brigjet e Lampedusa-s, 41 të vdekur

Itali/ Mbytet anija me emigrantë në brigjet e Lampedusa-s, 41 të

41 emigrantë vdiqën pasi një varkë e vogël, e cila u nis nga Sfax në Tunizi, u përmbys në Lampedusa dhe u mbyt ndërsa lundronte në ngushticën e Siçilisë.

Siç raporton Ansa vetëm katër persona me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe Guinea Konakry kanë mundur të mbijetojnë

Katër të mbijetuarit u thanë ushtarëve të rojes bregdetare se 45 personat e mbytur pas rreth 6 orësh lundrim, varka prej 7 metrash u përmbys për shkak të një dallge të madhe. Të gjithë emigrantët, sipas të mbijetuarve, kanë përfunduar në det. Vetëm 15 kishin jelek shpëtimi, por gjithsesi u mbytën. Të vdekurit, sipas dëshmive të tre burrave dhe gruas në gjendje shoku, janë 41, mes tyre 3 fëmijë.

Të fundit