Flash News

Rajoni

Italia i jep sot lamtumirën Berlusconit, familja e tij shpërthen në lot

Italia i jep sot lamtumirën Berlusconit, familja e tij shpërthen

Italia i jep sot lamtumirën ish-kryeministrit Silvio Berlusconit, pasi u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Mediat italiane bëjnë me dije se fëmijët e Berlusconit janë parë të përlotur gjatë ceremonisë mortore, gjithashtu dhe partnerja e tij Marta Fascina.

Emocionet mbështjellin familjen e Silvio Berlusconit sapo arkivoli i ish-kryeministrit mbërrin përpara altarit në katedralen e Milanos”, shkruan media italiane La Republica.

Në funeralin e tij morën pjesë mijëra qytetarë, simpatizantë të tij, por edhe krerët më të lartë politik në Itali.

Presidenti Sergio Mattarella dhe kryeministrja Georgia Meloni u përshëndetën me duartrokitje.

Trupi i ish-kryeministrit mbërriti në Katedralen e Milanos, ku edhe pritet të behet djegia e tij.

 

Të fundit