Flash News

Rajoni

“Je tradhtar”, Abazoviç përballet me protestues të revoltuar: Tradhtinë kërkojeni diku tjetër

“Je tradhtar”, Abazoviç përballet me protestues të

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është përballur me protestuesit, pak ditë pasi kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç tha se ka iniciuar shkarkimin e tij, pasi qytetarët janë shprehur të pakënaqur për formimin e një qeverie pakicë.

Protestuesit i kanë dalë në pritë Abazoviqit pas daljes së tij nga një emision televiziv, ndërsa shpreheshin se nuk do të lejojnë formimin e qeverisë pakicë, pasi siç deklaruan, ishte mashtrim dhe tradhti ndaj vullnetit elektoral të qytetarëve.

Abazoviç iu afrua protestuesve duke tentuar të fliste me ta por ka qenë e pamundur përballë turmës së protestuesve të zemëruar.

“Nuk ka pasur kurrë tradhti, kërkojeni tradhtine në vende të tjera”, u tha Abazovic protestuesve.

Ai tha gjithashtu se nuk ka vullnet elektoral pa Lëvizjen Qytetarë URA. Edhe më herët ka patur protesta pas njoftimit nga Lëvizja Qytetare Ura e Abazoviç e cila bëri të ditur se ka nisur procedurën parlamentare për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Krivokapiçit.


 

Të fundit