Flash News

Rajoni

Kaos në aeroportet greke, mbyllet hapësira ajrore

Kaos në aeroportet greke, mbyllet hapësira ajrore
Një problem në të gjithë hapësirën ajrore greke në lidhje me frekuencat e radios është regjistruar orët e fundit sipas Autoritetit të Aviacionit Civil.

Mediat greke raportojnë duke iu referuar NOTAM-in e lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil, se pezullimi i fluturimeve erdhi për shkak të problemeve teknike në frekuencat e komunikimit deri në njoftim të mëtejshëm".

Në njoftimin e tij, Autoriteti i Aviacionit Civil thotë: "Problem me Frekuencën në FIR-in e Athinës. Disa frekuenca që shërbejnë nevojat e FIR-it të Athinës po përballen me një problem që po hetohet së bashku me organet e jashtme kompetente. Për të ruajtur absolutisht sigurinë e fluturimit, shërbehen vetëm një pjesë e fluturimeve dhe janë vendosur kufizime në aeroportet greke. Një NOTAM përkatëse është lëshuar tashmë për këtë qëllim. Çështja është nën hetim dhe do të bëhen njoftime të mëtejshme.” Rezultati është se kapaciteti është zvogëluar dhe ndërsa fillimisht shërbeheshin fluturime që ishin tashmë në ajër, nisjet tani janë bërë praktikisht të pamundura, kryesisht nga aeroporti më i madh i vendit, Eleftherios Venizelos, i cili është më i prekuri - kryesisht për shkak të vëllimit të lartë të fluturimeve, veçanërisht këto ditë - por edhe nga aeroportet rajonale, ndërsa fluturimet që ishin në ajër tashmë po devijohen dhe tani po drejtohen në aeroporte të tjera.

Të fundit