Flash News

Rajoni

Kapen 160 kg kokainë në Portin e Selanikut, ku ishte destinacioni

Kapen 160 kg kokainë në Portin e Selanikut, ku ishte destinacioni

Mbi 160 kilogramë kokainë me origjinë nga Ekuadori u sekuestruan nga Prokuroria e Narkotikëve të Selanikut në portin e qytetit.

Lënda narkotike ishte fshehur në dy kontejnerë që përmbanin një ngarkesë legale me banane, raportojnë mediat vendase. 

Sipas informacioneve, ngarkesa e paligjshme dyshohet se lidhet me sasinë prej 105 kilogramësh të sekuestruar muajin e kaluar në Selanik.

Për atë rast u arrestuan 10 persona dhe mes tyre një mjek 68-vjeçar, i cili më parë ishte i punësuar nga organet e ndjekjes së Greqisë së Veriut për kontrabandë karburantesh dhe cigaresh.

Nëntë nga dhjetë të arrestuarit – anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës – janë dërguar tashmë në burg, duke përfshirë edhe 68-vjeçarin.

Për zbardhjen e ngarkesës së re të kokainës, Departamenti i Çështjeve të Përgjithshme të Prokurorisë së Narkotikëve të Selanikut kishte bashkëpunuar më parë me Agjencinë Amerikane të Ndjekjes së Drogës (DEA).

Kokaina ishte e destinuar për një kompani vitrinë në Maqedoninë e Veriut, ashtu si ngarkesa e konfiskuar në maj.

 

Të fundit