Flash News

Rajoni

Kapen 500 kg drogë në Serbi, dyshohet se u transportua nga Shqipëria  

Kapen 500 kg drogë në Serbi, dyshohet se u transportua nga

Policia serbe ka sekuestruar një sasi prej 520 kilogramëve marijuanë.

Lënda narkotike u gjet në një automjet mallrash e ndarë në 134 qese në Nish.

Sipas MUP’it serb, kjo sasi droge fillimisht kishte mbërritur në Kosovë përmes Shqipërisë, e më pas është transportuar në Serbi, ku mendohej të shitej.

Në pranga ka rënë një person dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ai do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Nish, raporton televizioni publik serb.

Ministri i Brendshëm Aleksandër Vulin është shprehur se nuk do të lejojë që Serbia të kthehet në një vend të sigurt për shitjen e lëndëve narkotike.

Vazhdon lufta e ashpër e Ministrisë së Punëve të Brendshme me shpërndarësit e drogës, pavarësisht nëse Serbia është vend tranzit apo destinacion final për shitjen e drogës, me të njëjtën vendosmëri dhe luftë do të arrestojmë këdo që importon dhe shet drogë në vendin tonë.

Serbia është nuk do të jetë dhe nuk do të jetë vend i sigurt për shitjen e lëndëve narkotike apo vend i sigurt për shpërndarjen e tyre të mëtejshme. Serbia nuk do të jetë kurrë një vend i sigurt për narkotrafikuesit dhe trafikun e drogës,”- tha Vulin.

 

Të fundit