Flash News

Rajoni

Kapet në Malin e Zi 1 ton kokainë në ngarkesën me banane, dy në pranga

Kapet në Malin e Zi 1 ton kokainë në ngarkesën me banane, dy

Policia në Malin e Zi ka sekuestruar mbi 1 ton (2,000 paund) kokainë të fshehur në një ngarkesë me banane.

Kjo është ngarkesa më e madhe e kapur në vend, tha policia të Premten në Tëitter. Policët zbuluan kokainën, e cila ishte e ndarë në 1,250 pako, të enjten mbrëma në Mojanovici, një fshat pranë kryeqytetit.

Po ashtu, dy persona u arrestuan Marijana K. dhe Buda K ., ndërsa po punohet edhe për kapjen e të tjerë personave të përfshirë në këtë rrjet, shkruajnë mediat vendase. 

Konfiskimi demonstroi "fuqi dhe vendosmëri" në luftimin e krimit të organizuar dhe besueshmërinë e Malit të Zi si një partner ndërkombëtar”, tha policia.

  

Të fundit