Flash News

Rajoni

Karantinohet ministri grek Dendias, pati kontakt me një të infektuar

Karantinohet ministri grek Dendias, pati kontakt me një të infektuar

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias është vetëizoluar pas një takimi me një person që më vonë u diagnostikua më Covid-19.

Sipas CNN Greece, Dendias është karantiuar që në fillim të kësaj javë dhe po pret përgjigjen e testit nëse do të rezultojë ose jo pozitiv.

Si rezultat, takimi i tij i planifikuar këtë pasdite me homologun e tij egjiptian, Sameh Soukri, nuk do të zhvillohet.

Po ashtu, ministri nuk do të marrë pjesë as në darkën që do të mbahet në nder të presidentit të Egjiptit, Fatah Al Sis.

Të fundit