Flash News

Rajoni

Kërcënohet me jetë Dritan Abazoviç, politikani shqiptar në Mal të Zi

Kërcënohet me jetë Dritan Abazoviç, politikani shqiptar
Dritan Abazoviç

Lideri i partisë politike URA, Dritan Abazoviç, është kërcënuar me jetë nga një shtetas malazez.

Policia ka nisur hetimet ndaj shtetasit me inicialet R.S., i cili një llogari në rrjete sociale, kërcënoi politikanin shqiptar.

Kërcënuesi, 69-vjaçari nga Rozhaja, nuk jeton në Mal të Zi, por në Suedi dhe përmes Departamentit për Bashkëpunim Operacional Policor, atij i është dërguar një kërkesë me anë të Interpolit në Suedi.

Në mesazhin kërcënues, Abazoviç kërcënohej se do të vritej nëse bashkëpunon me çetnikët në krijimin e qeverisë së re malazeze.

Abazoviç u informua për aktivitetet e ndërmarra, teksa deklaroi se nuk ndihej i kërcënuar.

Të fundit