Flash News

Rajoni

Kërkoi njohjen e Kosovës, Vucic i përgjigjet Biden: Në Uashington kam treguar çfarë mendoj për këtë çështje!

Kërkoi njohjen e Kosovës, Vucic i përgjigjet Biden: Në

Presudenti serb, Aleksandër Vucic i është përgjigjur letrës së presidentit amerikan, Joe Biden ku i kërkoi atij ta njohë Kosovën si shtet i pavarur.

Në një intervistë të dhënë pak më parë, Vucic ka thënë se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës nuk është e shkruar në asnjë akt ndërkombëtar, ndërsa shtoi se detyra e tij është të mbrojë interesat e Serbisë, ku me ironi tha, se kjo është më e rëndësishme sesa dëshirat shqiptaro-amerikane. 

“Kam marrë një mesazh urimi nga presidenti Biden. Faleminderit për urimin. Ndërsa sa i përket njohjes reciproke, kjo nuk figuron në asnjë akt të ndonjë organizate botërore. Ne e kuptojmë se kjo është një politikë e re amerikane. Ka pasur përpjekje për të imponuar atë term si diçka që duhet ta pranojmë si zgjidhje përfundimtare në Uashington. Unë tashmë ua kam thënë një herë në fytyrë se çfarë mendoj për njohjen dhe përgjigja ime nuk do të jetë ndryshe. Për ne është kjo një gjë shumë më e rëndësishme sesa dëshirat shqiptare dhe amerikane. Ne gjithashtu kemi dëshira, por edhe një realitet tjetër, dhe ne kemi një traditë liridashëse të popullit tonë. Kjo nuk është e këndshme sepse është e qartëse e gjithë iniciativa e politikës së jashtme amerikane do të shkojë në atë drejtim të arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi”, ka thënë Vuçiç.

 

Të fundit