Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Këshilltari i DASH para vizitës në Kosovë dhe Serbi: Zgjedhjet lokale në Veri duhet të shtyhen

Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Derek Chollet, shkon javës tjetër për një turne në Ballkanin Perëndimor, me ndalesa në Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Bosnje dhe Mal të Zi, ndër të tjera. Në prag të vizitës, në një intervistë për shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho, zoti Chollet thotë se zgjedhjet lokale në komunat në veri të Kosovës duhet të shtyhen për shkak të situatës së sigurisë atje. Zyrtari i lartë amerikan po ashtu thekson se ndërsa normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka në themel njohjen reciproke, Uashingtoni, beson se bisedimet e tanishme janë një hap drejt kësaj, që Kosova të vazhdojë rrugën e integrimit drejt Evropës. Zoti Chollet për nga funksioni është në nivelin e Zv./Sekretarit të Shtetit dhe kryen misione të posaçme diplomatike të ngarkuara nga Sekretari Blinken.
Zëri i Amerikës: Zoti Chollet, këtë vit procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është intensifikuar dhe presioni ndaj të dyja vendeve është rritur. Në të njëjtën kohë është vënë re edhe një përshkallëzim i tensionet mes dy palëve. Në më pak se dy javë, Kosova ka planifikuar zgjedhje të posaçme në pjesën veriore të vendit, që janë vënë në pikëpyetje për shkak të shqetësimeve të sigurisë. A duhet të mbahen këto zgjedhje? Dhe nëse ato shtyhen, çfarë mesazhi përçon një gjë e tillë?
Derek Chollet: Ne e kemi shprehur qartë se mendojmë se nuk është koha e duhur për zgjedhje duke pasur parasysh brishtësinë e situatës në këto momente. Vetëm 24 orët e fundit kemi parë veprime të dhunshme, është një kohë shumë e tensionuar dhe duam të sigurohemi që ekzistojnë kushtet e duhura që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme. Kosova është një demokraci shumëetnike, si Shtetet e Bashkuara. Ne jemi krenarë për punën që Shtetet e Bashkuara kanë bërë gjatë 20 viteve të fundit për të ndihmuar në vendosjen e demokracisë në Kosovë. Dhe ne duam të vazhdojmë të punojmë për ta mbështetur dhe mbrojtur atë. Prandaj, ne sugjerojmë me respekt, që këto zgjedhje të shtyhen, derisa të vijë koha e duhur kur mund të mbahen, pa nxitur më shumë paqëndrueshmëri dhe dhunë.
Zëri i Amerikës: A keni marrë ndonjë përgjigje prej Prishtinës në këtë drejtim?
Derek Chollet: Ne kemi biseduar vazhdimisht për këtë me kolegët tanë në Prishtinë. Ambasadori ynë atje Jeff Hovenier ka qenë shumë i angazhuar në këtë drejtim dhe unë do të shkoj atje javën e ardhshme Kjo do të jetë një nga temat kryesore për të cilat do të flas me presidenten dhe kryeministrin, ndërsa punojmë së bashku për të gjetur një emërues të përbashkët.
Zëri i Amerikës: Propozimi kryesor që po diskutohet mes Beogradit dhe Prishtinës është i ashtuquajturi plan franko-gjerman. Megjithëse nuk janë bërë të njohura gjerësisht detajet, çka në vetvete është diçka misterioze, ai nuk parashikon njohje të ndërsjellë. Të dyja palët kanë kryer bisedime për mbi 10 vjet, duke u marrë me çështje dytësore dhe jo me temën kryesore: njohjen. Çfarë ju bën të mendoni se gjërat këtë radhë do të jenë më mirë dhe do të ketë më shumë sukses?
Derek Chollet: Siç thatë edhe ju, ka qenë një rrugë e gjatë, por ne e mbështesim me forcë këtë proces të udhëhequr nga BE-ja. Ne kemi punuar shumë me të dyja palët në mbështetje të BE-së, për të arritur këtu ku jemi. Për sa u përket bisedimeve që janë në vazhdim e sipër dhe do të ketë një raund të ri bisedimesh në javët e ardhshme në Bruksel. Ne e mbështesim shumë këtë proces. Nuk dua të hyj në detaje, por një nga gjërat për të cilat do të flas kur të vizitoj Prishtinën dhe më pas Beogradin, do të jetë se si Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të mbështesin Bashkimin Evropian në përpjekjet e tij për të pasur negociata të suksesshme.
Zëri i Amerikës: Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara, i shprehur nga Presidenti Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken, është që Kosova dhe Serbia të njohin njëra-tjetrën. Në fakt kjo është ajo që kërkon qeveria e Kosovës, që të gjitha këto çështje dytësore, të inkuadrohen në zgjidhjen e çështjes kryesore. Çfarë problemi ka me këtë qasje dhe cilat janë hapat e mëtejshëm?
Derek Chollet: Ne duam ta shohim Kosovën të vazhdojë në rrugën drejt integrimit më të madh evropian dhe një nga mesazhet që doli nga takimi shumë i rëndësishëm i nivelit të lartë mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Tiranë, i pari i këtij lloji që mbahet në rajon, ishte një angazhim i ripërtërirë i Bashkimit Evropian për ta çuar më tej këtë integrim. Ne i konsiderojmë bisedimet e drejtuara nga BE-ja mes Serbisë dhe Kosovës, si një element kritik në këtë drejtim. Ne jemi të përqendruar tek normalizimi me bazë njohjen e ndërsjellë. Por ne besojmë se bisedimet mund të çojnë në këtë hap dhe Kosova të mund të vazhdojë në rrugën e integrimit drejt Evropës.
Zëri i Amerikës: Javët e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë përdorur një gjuhë të ashpër ndaj qeverisë në Prishtinë. Departamenti i Shtetit i ka quajtur veprimet e Kryeministrit Kurti zhgënjyese. Një qëndrim që nuk e kemi parë përpara. Çfarë ka ndryshuar?
Derek Chollet: Bëhej fjalë për një çështje specifike, atë të zbatimit të vendimit për targat. Ne kishim pasur shumë biseda me kryeministrin dhe të tjerë për këtë çështje. Sekretari i Shtetit pati një bisedë me të. Ajo që mund të them është se më 23 nëntor ne kishim rënë dakord që ta linim atë çështje mënjanë për momentin, në mënyrë që të mund të përqendroheshim tek ajo që ne besojmë se është çështja më e rëndësishme me të cilën përballemi sot dhe ky është statusi i bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin me bazë njohjen reciproke. Kjo është diçka për të cilën ne do të bëjmë gjithçka mundemi, që ta mbështesim dhe kjo do t'i mundësonte Kosovës ecjen në këtë rrugëtim drejt integrimit evropian. Duke qenë se kushtet nuk ishin të përshtatshme për të zbatuar plotësisht këtë rregullore për targat, mendimi ynë ishte se ishte e rëndësishme të mos shkaktonim paqëndrueshmëri më të madhe. Menduam se do të ishte një lëvizje e matur, që ta linim (çështjen e targave) mënjanë për momentin, që t'i jepej më shumë kohë zhvillimit të bisedimeve të udhëhequra nga BE.
Zëri i Amerikës: Siç e dini, Shtetet e Bashkuara kanë ndikim të madh në Kosovë dhe madje kanë kërkuar që Uashingtoni të jetë më i përfshirë. A do të shohim një rritje të angazhimit nga Shtetet e Bashkuara lidhur me bisdedimet mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse BE-ja e udhëheq procesin?
Derek Chollet: Kosova është një partnere e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara. Unë e di që Kosova është një vend shumë pro-amerikan dhe Shtetet e Bashkuara janë një vend shumë pro-Kosovës dhe sigurisht ne kemi pasur një rol kritik në përpjekjet e Kosovës për të fituar pavarësinë. Gjatë dekadave të fundit, Kosova ka qenë një partner i shkëlqyer në aspektin e mbështetjes për Ukrainën, madje ka bërë më shumë se sa janë mundësitë e saj. Ajo ka qenë gjithashtu një partner i shkëlqyer i Shteteve të Bashkuara duke ndihmuar në pranimin e afganëve që donin të largoheshin nga Afganistani pas rënies së qeverisë afgane. Kështu ne do të vazhdojmë të jemi shumë të angazhuar me kolegët tanë në Prishtinë. Ne kemi komunikime të rregullta me ta këtu në Uashington, në takime të tjera anembanë botës, si dhe vizita si ajo që do të të bëj unë javën e ardhshme në Prishtinë.
Zëri i Amerikës: Dhe si u përgjigjeni qytetarëve në Kosovë që pyesin se si ka mundësi që Serbia po “ulet në dy karrige” dhe po trajtohet ndryshe nga vendet perëndimore, nga Shtetet e Bashkuara. Ndërsa Kosova po trajtohet më ashpër, se trysnia është rritur ndaj Kosovës, por jo aq shumë ndaj Serbisë. Cila është përgjigjia juaj?
Derek Chollet: Ne nuk e shohim aspak kështu. Kosova është një mike shumë e mirë e Shteteve të Bashkuara, një partnere e ngushtë. Ne kemi një marrëdhënie të rëndësishme edhe me Serbinë. Ne po përpiqemi t'i zgjidhim këto çështje hap pas hapi dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të qenë një partner i mirë për Kosovën dhe Serbinë, ndërsa ato punojnë në procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, të cilin ne e mbështesim plotësisht, për të arritur rezultatin më të mirë, që ne mendojmë se do t'i ndihmonte të dyja këto vende të realizojnë potencialin e tyre të plotë.
Zëri i Amerikës: A keni diçka tjetër për të shtuar?
Derek Chollet: Mezi pres të kthehem në Kosovë. Vizita ime e fundit atje, ka qenë me ambasadorin Holbrooke shumë vite më parë. Mezi pres të shoh miqtë dhe kolegët e mi atje dhe të bisedoj përsëri me presidenten dhe kryeministrin. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38