Flash News

Rajoni

KFOR-i konfirmon: Kemi marr kërkesën e Serbisë për të kthyer ushtrinë serbe në Kosovë

KFOR-i konfirmon: Kemi marr kërkesën e Serbisë për të

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë të premten se kanë pranuar një letër nga Serbia, e cila kërkon kthimin e një numri pjesëtarësh të forcave të saj të sigurisë në Kosovë. “Aktualisht letra është duke u shqyrtuar”, thuhet në një përgjigje të KFOR-it në të cilën nënvizohet se kjo forcë “vazhdon të jetë jashtëzakonisht syçelë dhe plotësisht e përgatitur të përmbushe mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Ky njoftim u bë disa orë pasi ministri serb i Mbrojtjes Milosh Vuçeviç, u tha medieve serbe se u është dorëzuar zyrtarisht forcave të KFOR-it kërkesa për kthimin e një numri forcash serbe të sigurisë në Kosovë.

Presidenti Serb, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se do të kërkohet kthimi i “disa qindra, deri në njëmijë forcave serbe të sigurisë në Kosovë”, ndonëse shprehu bindjen se KFOR-i nuk do ta pranojë këtë kërkesë.

Beogradi i referohet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999 në të cilën parashihej kthimi i një numri të personelit ushtarak dhe policor jugosllav për të kryer disa funksione si “ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimin/pastrimi i fushave të minuara; mbajtjen e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtjen e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare”.

Kosova në atë kohë cilësohej pjesë e asaj që kishte mbetur nga ish Jugosllavia. Nëntë vjet pas miratimit të Rezolutës 1244, Kosova shpalli pavarësinë e saj që njihet nga vendet kryesore perëndimore, por kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Rezoluta përcaktoi edhe mandatin e forcave paqeruajtëse të NATO-s që kujdesen për sigurinë e Kosovës, të cilat nuk dhanë të premten më shumë hollësi rreth kërkesës serbe që pasoi tensionet e fundit në veriun e Kosovës, ku për të shtatën ditë me radhë grupe qytetarësh serbë po vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët kryesore./ VOA

 

Të fundit