Flash News
Një kuzhinier shqiptar është goditur me thikë nga një klient i restorantit ku ai punonte. Ngjarja ka ndodhur në Selanik.
65-vjeçari u godit me thikë nga klienti pas një debati që patën të dy. Shqiptari mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Fillimisht nuk ishin të qarta rrethanat në të cilat mbeti i plagosur kuzhinieri, por më pas nga policia u konstatua se bëhej fjalë për një vepër penale.
Autori, i paidentifikuar, po kërkohet nga policia.