Flash News

Rajoni

Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiç, ‘kasapin e Bosnjes’

Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për Ratko

Gjykata e Apelit në Hagë ka shpallur sot vendimin përfundimtar kundër Ratko Mlladiç, ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Apeli i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë në 2017, e cila e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Mladic është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2017 për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës. Në këtë masakër, që ka ndodhur gjatë luftës në Bosnjë në vitin 1995, forcat serbe kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Në seancën e tij të apelit në Hagë, gushtin e kaluar, Mladic e ka cilësuar gjykatën si një “fëmijë” të fuqive perëndimore. Avokatët e tij kanë thënë se Mladic ka qenë larg Srebrenicës kur ka ndodhur masakra. Procesi kundër Mladic ka nisur që më 16 Maj të vitit 2012.

 

Të fundit