Flash News

Rajoni

Konfirmon Macron: Nesër takim me Osmanin, Vuçiç dhe kancelarin gjerman

Konfirmon Macron: Nesër takim me Osmanin, Vuçiç dhe

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kon firmon se nesër do të bisedojë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Lajmin e bëri të ditur gjatë një fjalimi në konferencën GLOBSEC të mbajtur në Bratislavë.

Në këtë konferencë për Siguri Globalë po merr pjesë edhe Kurti, i cili u takua aty me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, transmeton REL.

Këto takime do të zhvillohen ndarazi mes presidentit francez dhe kancelares gjermane me liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Takimet do të organizohen në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau.

Të fundit