Flash News

Rajoni

Konfirmon Mali i Zi, gjendet trupi i pajetë i shefit të antidrogës, Rudolf Elezoviç

Konfirmon Mali i Zi, gjendet trupi i pajetë i shefit të

Autoritetet e Malit të Zi kanë konfirmuar se trupi i pajetë i gjetur në Shëngjergj të Ulqinit i përket oficerit të antidrogës, Rudolf Elezoviç.

Ky i fundit ishte shpallur i zhdukur që më 27 maj në vijën kufitare mes Shkodrës dhe Ulqinit.  Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar por policia po vijon hetimet.

Policia malazeze tha se për ngjarjen ishte informuar prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, i cili kishte urdhëruar që trupi të dërgohej për autopsi.

Elezoviç kishte qenë në postin e shefit të policisë së Ulqinit prej 6 vitesh.

Më herët ai ka qenë në poste drejtuese në OB Ulqin dhe ka mbajtur edhe poste në sektorin e policisë kufitare.

 

Të fundit