Flash News

Rajoni

Konsultime në MV për propozimin francez, VMRO-DPMNE kundërshton ashpër: Nuk garantohet gjuha

Konsultime në MV për propozimin francez, VMRO-DPMNE kundërshton

Në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë konsultimet mbi propozimin francez për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e ka konsideruar propozimin të pranueshëm dhe do të takojë sot liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Më herët ai është takuar me partnerët e koalicionit në qeveri, disa prej të cilëve tashmë janë shprehur pozitivisht për propozimin.

Ndërkohë VMRO-DPMNE e kundërshton ashpër. Sipas VMRO-DPMNE gjuha nuk është e garantuar.

“Qeveria mburret se gjuha është e garantuar, por ajo është e kontestuar, ndërsa Bullgaria do të shkruajë tekstet tona. Gjuha maqedonase nuk është e garantuar me propozimin me të cilin mburret qeveria.

Gjuha zyrtare e një vendi kandidat për në BE njihet në kapitullin 34. Gjuha maqedonase nuk është në propozim dhe ekziston rreziku që kur të hapet dhe mbyllet kapitulli 34, të kontestohet”, thuhet në reagim.

Të fundit