Flash News

Rajoni

Kosova aplikoi në Këshillin Europian/ Alarmohet Vuçiç, thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Kosova aplikoi në Këshillin Europian/ Alarmohet Vuçiç,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është alarmuar nga kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Vuçiç është kthyer menjëherë nga Brukseli, ku ndodhej për një vizitë zyrtare dhe ka thirrur një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili do të mbahet nesër.

Sot zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar fizikisht kërkesën e Kosovës në këtë Këshill.

Vuçiç ka reaguar, duke thënë se “me këtë veprim, Prishtina ka shkelur edhe një marrëveshje që ka nënshkruar, e ajo është Marrëveshja e Uashingtonit. Ata e kanë shkelur brutalisht atë”.

 

 

Të fundit