Flash News

Rajoni

Kosova aplikoi në Këshillin Europian, kërcënon Serbia: Do të kërkojmë tërheqjen e njohjeve

Kosova aplikoi në Këshillin Europian, kërcënon Serbia: Do

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç ka reaguar ashpër pas kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE).

Ai ka sulmuar Prishtinën zyrtare, duke thënë se institucionet “kanë demonstruar edhe një herë se papërgjegjshmëria dhe veprimet e njëanshme janë parimet në të cilat bazohet mënyra e funksionimit të tyre”.

Gjithashtu e akuzoi se po shkelte të drejtat e serbëve në Metohi, duke shtuar se anëtarësimi i Kosovës do sillte përplasje me parimet themelore në të cilat bazohet Këshilli.

Selakoviç tha se Serbia do të punojë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ndërsa shtoi se Beogradi “do të reagojë në mënyrë të përgjegjshme dhe përmes mjeteve diplomatike dhe politike ndaj vendimit të Prishtinës për të shkelur pamëshirshëm Marrëveshjen e Uashingtonit dhe, në këtë mënyrë, ne do të mbrojmë jo vetëm interesat tona, por edhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare”, shkruajnë mediat vendase.

Të fundit