Flash News

Rajoni

Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi sfidojnë “Ballkanin e Hapur”

Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi sfidojnë “Ballkanin e Hapur”

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç ka paralajmëruar një nismë të re mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë për TV21, Abazoviç teksa foli për “Ballkanin e Hapur” përmendi edhe një nismë të re mes Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës. Sipas tij, ka shumë iniciativa në Ballkan të cilat nuk arrijnë të përmbushin thelbin.

Numri dy i qeverisë malazeze shtroi nevojën për një marrëdhënie dhe bashkëpunim relaksues mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por mesa duket në nismën e re që Abazoviç po projekton, nuk është pjesë as Shqipëria dhe as Serbia.

"Pra, nuk jam i sigurt se nëse fillojmë me dy nisma, do ta gjejmë atë modalitet, sepse kemi arritur një rivalitet nismash. Unë nuk mendoj se kjo është mënyra e duhur, por ne duhet t'i japim një shans. Unë mendoj se duhet të bëhet një iniciativë që do të ishte funksionale dhe do të krijonte mundësi që bashkëpunimi të bëhet konkret," tha Abazoviç.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia krijuan së bashku nismën “Open Balkan”, ku liderët e tre vendeve Rama, Zaev dhe Vuçiç i bënë thirrje tre vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen. Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi kanë kundërshtuar.

 

Të fundit