All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Rajoni

"Kosova dhe Bosnja nën kërcënimin e luftës nga Serbia", media turke shkruan për konfliktin dhe qëndrimin e Erdogan

All - Paragraf - 1

"Kosova dhe Bosnja nën kërcënimin e luftës nga

Një tjetër shkrim i mediave të huaja ngre alarmin për një konflikt të ri në Ballkan. Gazeta turke "Hurriyet" shkruan se "shpenzimet e mbrojtjes të Serbisë janë më shumë se dyfishuar që nga viti 2015, duke e bërë atë investuesin më të madh ushtarak në Ballkanin Perëndimor.

All - Paragraf - 3

Vendi ka modernizuar shumë forcën e tij ajrore në vitet e fundit, duke blerë dronë, avionë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore nga Rusia dhe Kina".

Gjithashtu theksohet se situata është e më e rrezikshme se kurrë më parë. Në shkrim evidentohet dhe tensioni i muajit shtator mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të vendosjes së reciprocitetit të targave.

Gjithashtu evidentohet një deklaratë e kryeministrit Albin Kurti, i cili thotë se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë nën kërcënimin e luftës.

"Hurriyet" thotë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi pak ditë më parë se do të jetë krah vendeve simotra.

Kujtojmë që më herët Turqia dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje, ku Ankaraja do t'i shesë dronë të armatosur Beogradit.

Të fundit