Flash News

Rajoni

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar, përfitojnë nga BE-ja 8.4 mln euro

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan sot marrëveshjen dypalëshe për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III, për vitet 2021-2027.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë në Kosovë, marrëveshja u nënshkrua nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç.

Bislimi tha se përmes kësaj marrëveshjeje dy vendet do të përfitojnë përkrahje nga BE-ja për bashkëpunim ndërkufitar në shumën prej 8.4 milionë euro.

Qëllimi i këtij programi është promovimi i fqinjësisë së mirë, nxitja e integrimit drejt Bashkimit Evropian, si dhe zhvillimi social, ekonomik dhe territorial i zonës ndërkufitare, diçka që ne si Qeveri i promovojmë, në vazhdimësi kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me vendet fqinje”, tha Bislimi.

Ai shtoi se në arritjen e këtyre objektivave fokusi dhe prioritetet tematike të përzgjedhura do të jenë në punësimin, lëvizshmërinë e fuqisë punëtore, përfshirjen sociale dhe kulturore, turizmi dhe trashëgimia kulturore dhe natyrore, dhe promovimi i qeverisjes lokale dhe rajonale.

Në përfundim, duke ritheksuar se kjo marrëveshje i kontribuon bashkëpunimit të mirë ndërmjet dy vendeve, zëvendëskryeministri nënvizoi se ajo “forcon dhe vlerat e përbashkëta të cilat i ndajmë në kuadër të rrugës drejt Bashkimit Evropian, por edhe efektin në rritjen e konvergjencës në kuadër të procesit të integrimit në BE”.

  

Të fundit