Flash News

Rajoni

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje në Bruksel për energjinë

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje në Bruksel për

Kosova dhe Serbia kanë arritur në Bruksel marrëveshje për energjinë. Lajmin e ka bërë me dije i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Shumë i kënaqur të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”.

Kujtojmë që dialogu mes dy shteteve ka nisur në 2011 dhe nuk ka bërë shumë përparim për shkak të qëndrimit të Serbisë për të mos njohur Kosovën, por dhe marrëveshjet e nënshkruara nuk kanë gjetur zbatim të mirë në terren. 

Marrëveshja e nënshkruar sot parashikon që përveç Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike - KEDS, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për shpërndarjen e energjisë. Pronare e kësaj të fundit është Serbia.

Të fundit