Flash News

Rajoni

Kosova hapi ambasadën në Jerusalem, Turqia reagon ashpër: Hiqni dorë nga ky akt i papërgjegjshëm

Kosova hapi ambasadën në Jerusalem, Turqia reagon ashpër: Hiqni

Vetëm disa orë pasi Kosova zyrtarizoi hapjen e ambasadës së saj në Jerusalem, ka ardhur një reagim me tone të ashpra nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

MPJ e Turqisë përmes një postimi në Twitter ka dënuar me forcë hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Vendimi i marrë nga udhëheqësit e një populli që u ballafaqua me vuajtje të mëdha për hir të fitimit të pavarësisë së saj, duke injoruar gjendjen e vështirë të palestinezëve, të cilët kanë jetuar nën okupim për dekada dhe kanë vuajtur shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, është jashtëzakonisht për të ardhur keq. Duke vepruar në këtë mënyrë, udhëheqësit kosovarë kanë vepruar në kundërshtim me parametrat e vendosura të procesit të paqes, duke përfshirë rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara për statusin e Jerusalemit dhe dëmtuar vizionin e një zgjidhjeje me dy shtete dhe shpresat e paqes në rajon”.

Më tej, Turqia kërkon një reagim për këtë akt që sipas tyre është i papërgjegjshëm:

“Ne i inkurajojmë udhëheqësit kosovar që të dëgjojnë mendjen e shëndoshë dhe të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm”.

Të fundit