Flash News

Rajoni

Kosova temë bisede, Vuçiç fton në takim privat presidentin Zelensky

Kosova temë bisede, Vuçiç fton në takim privat

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndodhet në Athinë, ku do të marrë pjesë në darkën joformale të organizuar për liderët e rajonit nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Vuçiç tha se nesër në mëngjes do të ketë një takim privat me Zelenskyn, ndërsa theksoi se situata për Serbinë nuk është më e lehta. Vuçiç përsëriti se Serbia e respekton integritetin e Ukrainës, ndaj shpreson të njëjtën gjë nga Kievi.

Vuçiç është i shqetësuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina.

“Do të përpiqem të flas me Zelenskyn dhe do të ulem dhe do të bisedoj me të privatisht për gjithçka që ka ndodhur së fundmi rreth Kosovës, njohjen apo mosnjohjen e tërësisë territoriale të të dyjave vendeve. Ne respektojmë integritetin territorial të Ukrainës dhe shpresojmë që ata të respektojnë edhe tonin”, tha ai.

Të fundit