Flash News

Rajoni

Kosovë-Serbi/ Ndërkombëtarët paralajmërojnë zgjidhje në fillim të janarit, por ka një rrezik

Kosovë-Serbi/ Ndërkombëtarët paralajmërojnë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka thënë se është e rëndësishme që pas festave të fundvitit të nxitohet drejt zgjidhjes politike për Kosovën.

"Ajo që duam të shohim është një mënyrë politike për të qetësuar gjithçka, për ta kthyer në një situatë normale. Këto janë sfida të mëdha dhe ndërkohë kemi një krizë," tha ai.

Ndërsa përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se niveli i mosbesimit mes dy palëve është më i lartë se kurrë më parë, tensionet janë ende të larta, por është e rëndësishme që liderët në Beograd dhe Prishtinë të fillojnë të krijojnë një atmosferë të përshtatshme për bisedime produktive për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai tha se është e rëndësishme tani është të mos lejohet që situata të kthehet në një krizë të re.

“Aktualisht, ne kemi një strukturë shumë të mirë: kemi vëmendjen e liderëve kryesorë të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian dhe kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë mes Amerikës dhe BE-së, kështu që kjo është një mundësi ideale për të zgjidhur situatën deri në dhjetor 2023 ose fillimi i 2024”, tha Lajçak.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe zgjedhjet presidenciale amerikane janë të planifikuara për vitin 2024, dhe nëse, thotë Lajçak, "gjërat nuk zgjidhen deri atëherë, do të duhet të fillojmë nga e para".

Burimi: Tanjug

 

Të fundit